ID | Name | Amount | |
---|---|---|---|
19132 | Nikola Cacanoski | nikola.cacanoski@gdi.net |
Të gjithë jemi njësoj, të gjithë meritojmë gëzim!
Një hapësirë e përditshme gjithëpërfshirëse për të rinjtë me aftësi të kufizuara që do të sigurojë socializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri është edhe një nga iniciativat e paraqitura në Platformën për investime në komunitet. Me këtë iniciativë të titulluar “Të gjithë jemi njësoj, të gjithë meritojmë gëzim!”, restoranti etnik “Kaj Viktor” do të punojë në edukimin e popullatës dhe prindërve lidhur me personat me aftësi të kufizuara dhe publikun e gjerë për sfidat e përditshme me të cilat përballen këta persona dhe familjet e tyre. Kjo hapësirë do të jetë e hapur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara të moshës 7-30 vjeç. Nisma do të kontribuojë në socializimin e personave me aftësi të kufizuara, përvetësimin e aftësive jetësore, përshtatjen në jetën shoqërore, si dhe mundësinë që prindërit e tyre t’i bashkohen programit ose të përdorin kohën e lirë për t’u kujdesur për jetën e tyre private ose aktiviteteve profesionale.
Është fjala për restorantin etnik tashmë të etabluar në Rajonin juglindor që tërheq turistë nga vendi dhe jashtë. Turistët përveç që vijnë të shijojnë ushqimin dhe aktivitetet e ndryshme që ofron restoranti, gjithashtu kërkojnë edhe mundësi akomodimi ditor për të shijuar natyrën e rajonit gjatë gjithë ditës, të çlodhen në park duke parë zogjtë dhe duke u argëtuar në këndin e lojërave të restorantit etnik.
Duke qenë se restoranti është i certifikuar si restorant miqësor ndaj autizmit (Autism friendly) turistët vizitorë kanë mundësinë të njohin më nga afër personat me nevoja të veçanta dhe të rrisin nivelin e ndërgjegjësimit për personave me autizëm. E gjithë kjo do të kontribuojë në pranimin më të lehtë të dallimeve. Etno restoranti nuk ka ambiente për qëndrime të natës dhe për këtë arsye ka nevojë për rinovimin e dhomave të shtëpisë në dhoma për akomodim privat për turistë. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e kësaj iniciative është 330.000,00 denarë, duke përfshirë defektolog, edukator, materiale për aktivitete, ushqim dhe pije.
Në rajonin e Strumicës ekzistojnë disa institucione, organizata dhe ndërmarrje publike që merren me zgjidhjen e kësaj sfide duke mbledhur të dhëna, duke regjistruar kategoritë e cenueshme, duke mbajtur punëtori, trajnime, panaire, ahengje rinore, ngjarje sportive dhe të ngjashme, siç është qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara në Strumicë, zyra rajonale për ndërmarrësi sociale në kuadër të projektit të Qendrës për zhvillim të Rajonit planor juglindor, disa organizata civile që zbatojnë projekte me përfshirje të personave me aftësi të kufizuara dhe persona nga grupet e margjinalizuara (TK Pokrov, Kryqi i Kuq Strumica, Banja Bansko Qendra Rehabilituese, Qendra Nënë Tereza Gjevgjeli etj.), Qendra republikane për përkrahje të personave me aftësi të kufizuara intelektuale – PORAKA dhe shoqata për persona me aftësi të kufizuara fizike – MOBILOST.
Në këtë iniciativë do angazhohen edhe organizatat partnere Komuna e Strumicës, Komuna e Bosilovës, Zyra Rajonale për Ndërmarrësi Sociale dhe kompanitë lokale përgjegjëse shoqërore, pronarët e të cilave në familjet e tyre kanë persona me nevoja të veçanta.
-
Not Set
Funding Goal -
0 ден
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Goal
Campaign End Method