Uncategorized

Forum Diskutimi Tetovë

Diskutim në forum mes bizneseve, OJQ-ve dhe sektorit publik!


Sot, në kuadër të projektit të Platformës për Investime në Komunitet, u organizua një forum diskutimi ku pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit publik-privat.


Aktiviteti i sotëm ishte një mundësi e mirë për të folur më shumë për iniciativat e suksesshme dhe për të menduar për mënyra të reja partneriteti midis sektorit publik dhe privat.


Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Platforma e Investimeve në Komunitet, i cili zbatohet nga Fondacioni Albiz, Shoqata Multikultura, Qendra e Shoqatës për Zhvillim të Qëndrueshëm CSCD dhe Asociacioni Qendra për Kërkim dhe Analizë Novus.


Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.