Turistik Dibra

Dibra është e njohur për turizmin e banjave dhe peshkimit, por ky rajon rajon ka potencial jashtëzakonisht të madh natyror dhe ofron shumë mundësi për zgjerim dhe promovim të turizmit. Me nismën e titulluar “Turistik Dibra” synohet të ndërtohen kapacitetet e komunitetit për zhvillimin e turizmit rural dhe të identifikohen ofrues të shërbimeve për turistë.

Sipas iniciatorit, edhe pse numri i turistëve individualë që vizitojnë Ballkanin në përgjithësi është në rritje, ofruesit privatë të akomodimit në këtë rajon nuk janë të regjistruar, nuk ka asnjë protokoll për standardizimin e akomodimit privat dhe as komuna nuk mban një regjistër të ofruesve të akomodimit privat. Në rajon ka vetëm një ciceron turistik i cili nuk është i trajnuar mjaftueshëm. Madje nuk janë identifikuar as prodhuesit e produkteve të njohura tradicionale si djathi, mjalti, jufkat, e të tjera. Rajoni i Dibrës vizitohet nga turistë ditorë më së shumti nga Peshkopia, Tirana dhe Ohri, por për shkak të mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme akomoduese, ata nuk qëndrojnë në Dibër. Gjithashtu ka një numër të madh turistësh nga Evropa që vijnë me biçikleta, motoçikleta, kampistë etj. dhe nga shkaku i mungesës së kapaciteteve akomoduese vazhdojnë udhëtimin në qytete të tjera.

Zgjidhja e problemit, sipas iniciativës, është informimi i popullatës lokale përmes mediave lokale për mundësitë e turizmit (ofrim i akomodimit privat dhe shitje e produkteve tradicionale) dhe për standardet minimale që duhet të plotësohet për t’iu bashkuar iniciativës, të bëhet trajnim

i ciceronëve turistikë (shëtitje dhe çiklizëm), trajnim për ofruesit e akomodimeve private në mënyrë që të sigurohet të paktën një shtëpi në çdo fshat me fokus të veçantë në shtëpitë përreth liqenit dhe qytetit të Dibrës, më pas të krijohet një zgjidhje digjitale / platformë / blog për promovimin e shërbimeve turistike, të organizohet një Panair për produkte tradicionale, Dita e hapjes ceremoniale të sezonit turistik dhe një turne peshkimi.

Partnerët kryesorë të nismës janë shoqata OZON 3, Mesechina-D, Radika-De, Trofta, Shoqata Alpiniste Korabi dhe Shoqata Be active. Iniciatori pret mbështetje nga komuna e Dibrës, komunitetet lokale, kompanitë private (Slice, Banjat e Dibrës dhe Shoqata e Dibranëve nga Nju Jorku) për të mbështetur iniciativën me financa dhe aktivitete, si dhe do të ketë mbështetje edhe nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.

  • Not Set

    Funding Goal
  • ден

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Goal

    Campaign End Method
Raised Percent :
0%
The campaign is successful.

n f

10 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

Category:
ID Name Email Amount
19132Nikola Cacanoskinikola.cacanoski@gdi.net