Lajme

Qendra për zhvillim të qëndrueshëm – Dibër: Rojet e shpëtimit në plazhin e Liqenit të Dibrës

Në vitin 2018, Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit nga Dibra nisi një iniciativë për vendosjen e shpëtimtarëve në plazhin e Liqenit të Dibrës. Në të njëjtin vit, në liqen u vendosën tabela dhe në plazh u vendos një pikë për shpëtimtarët, por për mungesë fondesh nisma nuk u zbatua. Në vitin 2019 për të njëjtën iniciativë donatorë kryesorë ishin Shoqata e Diasporës Dibrane nga Nju Jorku dhe Shoqata për Atdheun Dibër – SHAD, të cilat mbuluan të gjitha shpenzimet për realizimin e iniciativës. Për zbatimin edhe më të suksesshëm të iniciativës u bashkua edhe organizata lokale e Kryqit të Kuq Dibër.

Këtë vit përmes Kryqit të Kuq Dibër janë trajnuar 8 shpëtimtarë për shpëtimtarë të ujërave të qeta dhe kanë marrë licencën e shpëtimit. SHAD prokuroi pajisje shpëtimi dhe pajisje për banjë për fëmijë dhe notarë, si dhe siguroi një tarifë për 6 shpëtimtarë për muajt korrik dhe gusht. Restorantet që punojnë në plazh janë të detyruar t’u shërbejnë shpëtimtarëve ushqim falas. Në vitin 2020, SHAD sërish ka siguruar tarifa për 4 shpëtimtarë dhe donatorët kanë iniciuar një iniciativë që shpëtimtarët të financohen në të ardhmen nga Komuna e Dibrës. Në vitin 2021, Komuna e Dibrës iu përgjigj pozitivisht kërkesës së iniciatorëve/donatorëve dhe pranoi që ta mbulojë tarifën e shpëtimtarëve nga buxheti komunal, dhe këtë ta bëjë çdo vit.

Buxheti i përgjithshëm për këtë iniciativë është 555.000,00 denarë.