Lajme

Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil, afarist dhe publik nga Tetova

Më 14 dhjetor 2021, në Tetovë u mbajt tryezë e rrumbullakët me organizatat qytetare, sektorin privat dhe publik.

Projekti “Platforma për investime në komunitet” mblodhi edhe një herë aktorët relevant nga Tetova për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e përbashkët dhe investimet në komunitet.

Përveç kësaj, ishte shumë frymëzuese të dëgjoje historinë e M. House, Hotel SKARDUS dhe Qendrës për zhvillimin e biznesit – UEJL dhe përvojën dhe angazhimin e tyre si kompani me përgjegjësi shoqërore.

Gjatë tryezës u prezantuan treguesit për investimet në komunitet, zhvillimin e strategjisë dhe ndarjen e buxhetit nga kompanitë për të mbështetur iniciativat në dobi të shoqërisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Platforma për investime në komunitet, të zbatuar nga Fondacioni Albiz, Shoqata Multikultura, Shoqtaa Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit CSCD dhe Shoqata Qendra për hulumtime dhe analiza Novus.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.