Lajme

Youth Agro Cooperative

Në kuadër të projektit Youth Agro Cooperative të ZIP Institute, të mbështetur me grant nga Platforma për Investime në Komunitet, në periudhën 20 – 23 korrik, në fshatin Bojanë, komuna e Sarajit, janë realizuan katër trajnime njëditore nga ekspertët Ertan Karabiyik dhe Ozgur Cetinkaya, nga Development Workshop, nga Turqia.

Gjatë trajnimeve pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë si të menaxhojnë më mirë projektet dhe aspektet administrative të projekteve, si të zhvillojnë marketing më të mirë dhe si të krijojnë brend. Një pjesë e trajnimeve trajtoi temën si të kuptojmë më mirë dhe të përmirësojmë procesin e shitjes dhe përdorimit të pesticideve.