Njihuni me Radika-DE, fituesit tanë sub-grantit nga Dibra
Njihuni me Radika-DE, fituesit tanë sub-grantit nga Dibra me projektin e tyre “USHQIMI I SHËNDETSHËM – JETË E SHËNDETSHME”
Radika-DE ka realizuar me sukses tre takime për mobilizimin e komunitetit, ku janë angazhuar gra dhe vajza të reja nga fshatrat e Dibrës. Veçanërisht, u organizuan tre fokus grupe me qëllim të përmirësimit të përgatitjes së ushqimit organik të përgatitur në shtëpi, duke përfshirë reçelrat, komposto dhe tharja e bimëve për çajra dhe erëza. Qëllimi është të fuqizohen këto gra duke i udhëzuar ato të zgjerojnë aftësitë e tyre përtej përdorimit personal dhe duke i inkurajuar ato të eksplorojnë rrugët për zgjerimin e prodhimit me fokus në qëllime komerciale.
Janë organizuar dy sesione trajnimi për t’i pajisur pjesëmarrësit me aftësi në dizajn, paketim dhe promovim në mediat sociale.
Prioriteti qëndron në përdorimin e materialeve të paketimit me kosto efektive dhe përdorimin e teknologjisë për promovim dhe shitje efikase të produkteve.
Eksploroni rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Radika-DE teksa ato i kthejnë aftësitë lokale në një burim të ardhurash të qëndrueshme!