Lajme

Njihuni me Rrjetin e Grave në Shkencë (RRGSH), fituesin e sub-grantit nga Shkupi.

Njihuni me Rrjetin e Grave në Shkencë (RRGSH) , fituesin e sub-grantit nga Shkupi.

Suksesi i tyre në projektin “Migrimi dhe të Rinjtë” përshkruan një udhëtim frymëzues drejt përmirësimit të kushteve për të rinjtë.

U organizua një punëtori dyditore për pjesëmarrësit e moshës 18-25 vjeç, ku u adresuan shkaqet e migrimit të të rinjve, parandalimin dhe analizën statistikore , duke theksuar gjithashtu rritjen e kapaciteteve në Maqedoninë e Veriut , me fokus në zhvillimin individual dhe promovimin e mundësive të punësimit në sektorin privat.

Konferenca përmbyllëse, e mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, ishte më shumë se një ngjarje e zakonshme – ishte një festë bashkëpunimi dhe frymëzimi për t’i ardhur në ndihmë të rinjve dhe migrimit. Krahas përshëndetjeve dhe diskutimeve frymëzuese, RRGSH prezantoi edhe analizat e tyre për ikjen e të rinjve nga vendi, duke nxjerrë në dritë faktorët dhe shkaqet që ndikojnë në këtë fenomen.

Ky projekt shërbeu si një fushatë për ndryshime pozitive dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

Shikoni analizën në linkun https://rrgsh.org/…/2024/02/migrimi_dhe_te_rinjte.pdf