Iniciativa për këshillim dhe mentorim profesional të maturantëve

Këshillim dhe mentorim profesional i maturantëve për zgjedhjen e profesionit do të ofrohet nga qendra Psychalb në Tetovë përmes iniciativës së saj të fundit.

Me formulimin “Mendo në mënyrë ambicioze” qendra Psychalb do të motivojë të rinjtë në Tetovë që të kërkojnë këshilla për zgjedhjen e profesionit të tyre të ardhshëm duke qenë se shkollat ​​nuk ofrojnë shërbime adekuate për orientim profesional të maturantëve. Gjithashtu me këtë iniciativë do të tentohet të zgjidhet edhe problemi me numrin e madh të papunëve në rajonin e Tetovës përkundër nevojës së madhe për fuqi punëtore nga ana e kompanive private, si dhe problemi i emigrimit në shkallë të lartë i të rinjve drejt vendeve perëndimore.

Kjo iniciativë do të mundësojë zgjedhjen е profesionit të duhur dhe kënaqësisë së maturantëve, por gjithashtu edhe përcaktimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për të qenë të suksesshëm  në profesionin e përzgjedhur, vendosjen e synimeve të qarta për karrierën e ardhshme dhe krijimin e portofolios personale. Iniciativa do të realizohet përmes disa aktiviteteve, duke përfshirë trajnime në grup me maturantë për orientim profesional, vetëvlerësim i interesave, shkathtësi dhe karakteristika të tjera të personalitetit, përcaktimi i nevojës për shkathtësi dhe njohuri për profesionin e ardhshëm dhe informim për mundësitë për trajnime ekzistuese dhe/ose udhëzime për studime universitare, pastaj këshillim individual për karrierë, këshillime për ofrimin e ndihmës në kuptimin e marrëdhënieve ndërmjet zgjedhjes së profesionit dhe punës kuptimplote të mëvonshme, marrja e përgjegjësisë personale për zgjedhjen e profesionit dhe mentorim i studentëve të diplomuar gjatë periudhës së zgjedhjes së karrierës dhe aplikimit në universitet ose ndjekjes së trajnimit.

Hulumtimi i Psychalb nxjerri në pah se institucionet punojnë për t’i orientuar të diplomuarit për karrierë, por nuk ofrojnë shërbim të vazhdueshëm për këshillim profesional të të rinjve, siç janë shkollat ​​e mesme, Byroja e arsimit dhe Agjencia për punësim në Tetovë. Sipas statistikave të agjencisë për punësim, 14.095 persona ose 12,3% e të papunëve në Tetovë kanë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë. Ky është rezultat i mospërputhjes së kërkesave për vende të lira të punës dhe të rinjve me arsim të përfunduar. Këto përfundime janë rezultat i intervistave të kryera dhe analizave të të dhënave statistikore, planeve të analizuara zhvillimore lokale, planeve të kompanive vendore për përgjegjësi sociale, aktiviteteve të palëve të tjera të interesuara (joqeveritare, institucioneve vendore) dhe aktiviteteve dhe diskutimeve të drejtpërdrejta me nxënësit e shkollave të mesme. Nga Psychalb kanë kryer edhe hulumtime në terren pranë institucioneve përkatëse me çka u arrit në përfundimin se ato nuk kanë program për këshillime për orientim profesional.

Iniciativa u dedikohet maturantëve nga Tetova dhe maturantëve të tjerë të interesuar që kanë nevojë për këshillim dhe mentorim profesional që do t’u mundësojë të zgjedhin “profesionin e duhur” me të cilin lehtësisht do të mund të konkurojnë në tregun vendas të punës. Implementimi i projektit do të zgjasë 8 muaj.

  • Not Set

    Funding Goal
  • ден

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Goal

    Campaign End Method
Raised Percent :
0%
The campaign is successful.

n f

10 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

Category:
ID Name Email Amount
19132Nikola Cacanoskinikola.cacanoski@gdi.net