Takimi ndërsektorial në Dibër
Më 18 nëntor 2021, e enjte, me fillim nga ora 13:00, në Hotelin Venec, në Dibër, u mbajt takimi ndërsektorial në kuadër të projektit Platforma për investime në komunitet. Shkëmbimi i praktikave të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm për investime në komunitet ishte diskutimi kryesor në takimin e sotëm të sektorit civil, biznesit dhe sektorit publik nga Dibra.
Ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërsektorial për të kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit. Gjithashtu, në takimin e sotëm u prezantuan gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit për investime në komunitet”.