Lajme

Takimi ndërsektorial në Tetovë

Më 19 nëntor 2021, e premte, duke filluar nga ora 10:00, në hotelin NB HOTEL & SPA, Tetovë, u mbajt takimi ndërsektorial në kuadër të projektit Platforma për investime në komunitet.

Shkëmbimi i praktikave të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm për investim në komunitet, ishte diskutimi kryesor në takimin e sotëm të sektorit civil, afarist dhe publik nga Tetova. Ata u pajtuan se duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërsektorial për të përmirësuar zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit.

Gjithashtu, në takimin e sotëm u prezantuan gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit për investime në komunitet”.