Lajme

Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil, afarist dhe publik nga Shkupi

Sot, më datë 9 dhjetor 2021, në Hotel Double Tree by Hilton u mbajt takimi ndërsektorial në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”.

Në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësues nga Kompania Dauti Komerc, të cilën ndanë përvojën e tyre si kompani me përgjegjësi shoqërore.

Po ashtu, nga SEG-Holding i prezantuan indikatorët për investime në komunitet, hartimi i strategjisë dhe ndarja e buxhetit nga kompanitë për përkrahje të iniciativave për të mirën e shoqërisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”, i cili zbatohet nga Fondacioni Albiz, Shoqata Multikultura, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit CSCD dhe Qendra për hulumtime dhe analiza Novus.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.