Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil, afarist dhe publik nga Strumica
Qendra për hulumtim dhe analizë NOVUS, në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”, më 10 dhjetor 2021, mbajti një tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile, biznesin dhe sektorin publik në Rajonin planifikues juglindor.
Aktiviteti i sotëm rezultoi me një diskutim të frytshëm, elaborimin e treguesve për platformën, qëndrueshmërinë e investimeve, bashkëpunimin me aktorët relevant në komunitet, si dhe shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe storjeve të suksesit të tre kompanive me përgjegjësi sociale.
Projekti synon avancimin e kapacitetit të organizatave qytetare lokale për të ndërtuar iniciativa ndërsektoriale, që synojnë zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Realizues të projektit janë: Fondacioni Albiz, në partneritet me Shoqatën Multikultura nga Tetova, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit nga Dibra dhe Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS nga Strumica.