U nënshkrua marrëveshje partneriteti midis Fondacionit Albiz dhe partnerëve të projektit
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz nga Shkupi në partneritet me Shoqatën Multikultura nga Tetova, Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit (CSCD) nga Dibra dhe Shoqata Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS nga Strumica, filluan zbatimin e projektit “Platforma për investimi në komunitet”. Këto ditë ata nënshkruan një marrëveshje partneriteti për realizimin e aktiviteteve të projektit.
Projekti do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të organizatave qytetare lokale për të ndërtuar iniciativa ndërsektoriale që synojnë zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve në vend.
Projekti do të punojë në zgjerimin e Platformës joformale për bashkëpunim ndërmjet organizatave të qytetare dhe sektorit të biznesit, identifikimin e sfidave dhe mundësive të komunitetit lokal, ngritjen e kapaciteteve të organizatave qytetare, si nxitës të investimeve komunitare dhe promovimin e iniciativave publike-private.
Grupet e synuara të projektit janë organizatat lokale të shoqërisë civile dhe qytetarët, bizneset vendore dhe vetëqeverisjet lokale dhe institucionet publike. Projekti do të zbatohet në Shkup, Tetovë, Dibër dhe Strumicë.
Projekti zgjat 40 muaj dhe bashkëfinancohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.