Lajme

U realizua takimi i parë me partnerët e projektit

Më 16 mars 2021, në Shkup u mbajt takimi i parë me partnerët, në kuadër të projektit Platforma për investime në komunitet. Projekti zbatohet në Shkup, Tetovë, Dibër dhe Strumicë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim u diskutua për mënyrën e punës, komunikimin dhe realizimin efikas të të gjitha aktiviteteve të projektit.

Qëllimi kryesor i projektit është avancimi i kapaciteteve të organizatave qytetare lokale për të ndërtuar iniciativa ndërsektoriale që synojnë zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve.

Qëllimi specifik i projektit është forcimi i kapaciteteve për të mbledhur fonde për komunitetet lokale përmes iniciativave të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile dhe iniciativat publike-private.

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, në partneritet me Shoqatën Multikultura nga Tetova, Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit nga Dibra dhe Qendrën për hulumtime dhe analiza NOVUS nga Strumicë, po zbatojnë projektin “Platforma për investime në komunitet (CIP).

Kohëzgjatja e projektit është nga janari 2021 deri në prill 2024.

U nënshkrua marrëveshje partneriteti midis Fondacionit Albiz dhe partnerëve të projektit