Takim me sektorin civil në Tetovë
Më 21 maj 2021. (e premte), me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Institutit për Lidership dhe Politika Publike – ILPP, Tetovë, u mbajt takimi i parë me sektorin civil nga Tetova.
Në këtë takim u prezantua projekti dhe aktivitetet e projektit. Gjithashtu u diskutua në detaje për krijimin e platformës, funksionalitetin dhe përgjegjësinë e anëtarëve të platformës.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet sektorit civil dhe biznesit, dhe se si mund të përmirësohet ky bashkëpunim për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitet.