Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me Komunën e Strumicës
Në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet” u mbajt takim me kryetarin e Komunës së Strumicës z. Kostadin Kostadinov.
Gjatë takimit, CIA Novus dhe Fondacioni Albiz i prezantuan aktivitetet e planifikuara që do të realizohen në kuadër të projektit dhe funksionimin e platformës për bashkëpunim të mëtejshëm, mbështetje dhe zbatim të aktiviteteve në kuadër të projektit.
Komuna e Strumicës dhe Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS u pajtuan se do të bashkëpunojnë dhe se bashkëpunimi i tyre i përbashkët do të realizohet përmes:
– Mbështetjes në zbatimin e aktiviteteve të projektit;
– Mbështetje në distribuimin e materialit promovues në kuadër të projektit;
– Mbështetje për organizimin e takimeve me sektorin civil, afarist dhe publik;
– Mbështetje për mirëmbajtjen e Platformës digjitale për investime në komunitet përmes së cilës do të gjenerohen fonde për iniciativa në dobi të shoqërisë.
Ky koncept i bashkëpunimit me Komunën e Strumicës në të ardhmen do të rezultojë me nënshkrimin e një memorandumi që do të pasqyrojë vullnetin dhe gatishmërinë e të dyja palëve për bashkëpunim dhe realizim të përbashkët të aktiviteteve që kanë të bëjnë me realizimin e projektit “Platforma për investime në komunitet – CIP”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.