Lajme

Takime me anëtarët e platformës dhe Sesione Informative në 4 rajone

Në kuadër të Platformës për investime në kommuniitet u realizuan 4 takime me anëtarët e Platformës, të cilat shërbyen edhe si Sesione Informative për Thirrjen për Grante për OJQ-të, e cila është shpallur në të njëjtën periudhë. Takimet u organizuar në periudhën prej 30 mars deri më 1 prill 2022 në Shkup, Strumicë, Dibër dhe Tetovë.

Pjesa e parë e takimeve u fokusua në tema që lidhen drejtpërdrejt me projektin: ecuria e CIP, funksionaliteti i platformës dighitale, mënyra e promovimit të saj, plotësimi i platformës me përmbajtje të dobishme dhe shpallja e Iniciativave specifike.

Pjesa e dytë e takimit shërbeu si Sesion Informativ ku Menaxheri i Projektit shpjegoi në detaje Thirrjen për Grante dhe të gjitha Shtojcat dhe dokumentet mbështetëse të nevojshme për të plotësuar aplikacionin.

Gjithashtu ftuam një Ekspert/Fasilitues i cili përmes prezantimit të tij ndihmoi OJQ-të që ti përshtasin nevojat e organizatave të tyre me thirrjen për grante. Ai shpjegoi gjithashtu rëndësinë e ciklit të menaxhimit të projektit; duke filluar me përcaktimin e emrit të projektit, duke vazhduar me qëllimin e projektit, përcaktimin e rezultateve, përcaktimin e aktiviteteve, si dhe vendosjen e një grupi të synuar dhe një plani të propozuar të qëndrueshmërisë së projektit.