Lajme

U NDANË SHTATË GRANTE PËR ORGANIZATAT QYTETARE

Komisioni për zgjedhje të granteve i vlerësoi aplikacionet, të cilat organizatat i dorëzuan në thirrjen për ndarjen e granteve për organizatat qytetare – faza e parë 2022, në periudhën prej 22 mars deri më 22 prill 2022.

U dorëzuan 32 aplikime, prej të cilave shtatë organizata janë përfitues të grantit, dhe atë:

1. ADEC & PSYCHALB, Tetovë, me projektin “FUQIZIMI I GRAVE DHE TË RINJVE NË MARKETINGUN DIGJITAL”;

2. QENDRA PËR ARSIM DHE ZHVILLIM – CED, Tetovë, me projektin “RINIA DHE GRATË AKTIVE PËR ZONË RURALE TË QËNDRUESHME”;

3. FLAGELUM, Shkup, me projektin “TRANSFORMOJMË DHE MARIM PJESË”;

4. HORIZON CIVITAS, Shkup, me projektin “LUB-ON-WO-CRAFT–ARSIM PROFESIONAL PËR ZHVILLIMIN E ARTIZANATEVE PËR SHITJE ONLINE, PËR GRATË”;

5. SYNAPSIS WORLD, Dibër, me projektin “SMARTRURAL”;

6. VK AKTIV, Strumicë, me projektin “STRUMICA NË BIÇIKLETË”;

7. ZIP INSTITUTE, Shkup, me projektin “KOOPERATIVA AGRO RINORE”.

Përfituesit e rinj do të veprojnë në sektorët e edukimit, kulturës, informatikës, ambientit jetësor si dhe zhvillimin e mjedisit dhe burimet natyrore. Veprimet do të zbatohen në një periudhë prej nëntë deri në dymbëdhjetë muaj.

Organizatat e përzgjedhura janë nga rajoni i Strumicës, Shkupit, Tetovës dhe Dibrës dhe do të veprojnë në nivel lokal.

Buxheti i përgjithshëm i mbështetjes nga Platforma për investime në komunitet për këto grante është me vlerë prej 45,000 EUR.