Lajme

Fushatë donacionesh në Dibër

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, më 3 Dhjetor 2022, në Shtëpinë e Kulturës në Dibër, në kuadër të PIK, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit në partneritet me Fondacionin Albiz organizoi fushatë donacionesh që mblodhi së bashku sektorin civil dhe publik në një aktivitet të përbashkët të titulluar Maratona e Kolonisë së Artit Figurativ.

Mbi 100 nxënës të tre shkollave të Dibrës “Said Najdeni”, “Penestia” dhe “28 Nëntori” morën pjesë dhe krijuan mbi 90 piktura me tema dhe ide të ndryshme. Të gjitha veprat e artit u ekspozuan dhe u ofruan për shitje në ankand publik që mblodhi 80 qytetarë, përfshirë persona me nevoja të veçanta dhe gazetarë nga mediat lokale.

Në ankand u shitën 40 piktura që arritën shumë totale prej 19.310 denarë. Të gjithë nxënësit që kontribuan me punën e tyre artistike u shpërblyen me Mirënjohje, ndërsa tre pikturat më të mira morën çmime modeste. Mjetet e grumbulluara, së bashku me donacion plotësues prej 10.700 denarë nga Fondacioni Albiz u shfrytëzuar për blerjen e një kondicioneri Inverter për nevojat e Qendrës Ditore për fëmijë me nevoja të veçanta i cili u instalua në hapësirat e Qendrës më 13 dhjetor 2022.