Lajme

THIRRJE PËR NDARJE TË GRANTEVE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE – FAZA E DYTË

Fondacioni Albiz në kuadër të projektit “Platforma e Investimeve në Komunitet (CIP)” shpall thirrje për ndarje të granteve – fazа е dytë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian

Qëllimi i thirrjes është të motivojë dhe mbështesë organizatat lokale të shoqërisë civile për të zbatuar projekte në komunitet përmes të cilave do të krijohen kushte për përmirësimin e mirëqenies së banorëve, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe gratë. Shuma totale e mjeteve financiare të disponueshme në kuadër të thirrjes për grante është 45,500 euro. Do të ndahen shtatë grante në vlerë nga 5,000 deri në 6,500 euro. Granti do të mbulojë 90% të totalit të kostove të pranueshme. Organizatat duhet të sigurojnë bashkëfinancim prej 10%.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 Prill 2023, deri në ora 16:00.

Aplikacionet mund të dorëzohen në adresën elektronike info@cip.mk me referencë: Aplikim për grant/CIP Faza e dytë 2023.

Pyetjet në lidhje me thirrjen mund t’i dërgoni në info@cip.mk me referencë: Info për aplikim/CIP – Faza e dytë 2023, jo më vonë se 5 prill 2023. Pyetjet dhe përgjigjet do të vendosen në www.cip.mk në rubrikën e lajmeve.

Gjithashtu do të organizohet sesion informativ onlajn më 29 mars (e mërkurë) 2023 në platformën Google Meet në ora 12:00. Ju lutemi të regjistroni pjesëmarrjen tuaj në sesionin informativ të lartpërmendur jo më vonë se 28 mars 2023 në info@cip.mk. Të gjithë të regjistruarve do tu dërgohet linku i sesionit.

Organizatat inkurajohen të ndjekin rregullisht faqen e internetit www.cip.mk për të marrë informacion në kohë.

Informacionet e përgjithshme në lidhje me objektivat dhe rezultatet e pritura të thirrjes, kushtet e aplikimit, aktivitetet e pranueshme dhe mënyrën e aplikimit mund ti gjeni në udhëzimet për aplikim: