Suksesi i rrjetit të grave në shkencë
Mbyllet me sukses faza e dytë e projektit “Migrimi dhe të Rinjtë”
Në kuadër të projektit “Migrimi dhe të Rinjtë” i cili është duke u implementuar nga Rrjeti i Grave në Shkencë dhe Platforma për Investim në Komunitet / Community Investment Platform – CIP , i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Fondacioni Albiz, Rrjeti I Grave në Shkencë në qytetin e Shkupit në ambientet e Qendra Rinore e Komunitetit – Çair – YCCC, organizoi punëtori dyditore me pjesëmarrës të moshës 18-25 vjeçare.
Për rendësinë e projektit dhe aktualitetin e fenomenit të migrimit fillimisht pjesëmarrësve ju drejtua Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave në Shkencë, znj.Drita Memeti e cila edhe falënderoi të rinjtë që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij projekti.
Punëtoria e parë realizua në datë 30.11.2023 nga Dr. Ardita Abduli Reka, e cila pjesëmarrësve ju foli në mënyrë të detajuar mbi migrimi e të rinjve, shkaqet dhe faktorët e migrimit, masat parandaluese të tij si dhe analizoi me pjesëmarrësit të dhënat statistikore të migrimit ndër vite, të konfirmuara zyrtarisht nga Enti Shtetëror për Statistika.
Punëtoria e dytë u realizua në datë 01.12.2023 nga Dr.Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila me pjesëmarrësit zhvilloi një trajnim interaktiv mbi forcimin e kapaciteteve të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ndalur në disa pika të rëndësishme si – zhvillimi i kapaciteteve individuale dhe promovimi i sektorit privat si mundësi e mirë punësimi për të rinjtë.
______
*Projekti “Migrimi dhe të Rinjtë” financohet nga Unioni Evropian dhe mbështetet nga Platforma për Investime në Komunitet / Community Investment Platform – CIP