Lajme

Direkt nga Punëtoria për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile

Sot punojmë në ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Tetovë. Në një atmosferë të mrekullueshme të përfaqësuesve të rinj nga organizata jonë partnere Multikultura, si dhe përfaqësuesve të CED, ADEC, Psycalb, ILLP dhe Eco Action, punojmë në zhvillimin e idesë dhe hartimin e draft projektit në temë “Përgatitja e të rinjve për punësim” i cili gjithashtu do të publikohet në Platformën për investime në komunitet si mjet për grumbullimin e mjeteve financiare me qëllim që të mundësohet mbështetje financiare për zbatimin tij.