Lajme

Fondacioni Albiz: Renovimi i shkollave fillore në komunën e Sarajit

Në vitin 2017, Fondacioni Albiz realizoi projektin “Renovimi i shkollave fillore në Komunën e Sarajit”. Në kuadër të projektit janë rinovuar pjesë të shkollave fillore: Shkolla fillore “Dituria” – me objektet në fshatin Saraj, f. Grçec dhe f. Krushopek, SHF “Drita” f. Rashçe dhe f. Kopanicë dhe shkolla fillore “Sami Frashëri” f. Shishovë, SHF “Bajram Shabani” f. Kondovë, SHF “Ibe Palikuqa” f. Bojanë, SHF “Emin Duraku “me objektet ne f. Bukoviç dhe f. Arnaqi.

Projekti u realizua me mbështetje financiare nga bizneset që vijojnë: Alma-M, Baukop, Eftinija Impex, Adrijus, Frukt Import dhe JUS MB. Po ashtu edhe Komuna e Sarajit ishte një mbështetje e rëndësishme në procesin e realizimit të këtij projekti. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 10.516.500,00 denarë.

Riparimet ishin të tipit: tualete të riparuara dhe të pajisura, lyerje e jashtme dhe fasadë ballore, tavane të riparuara, ndërrimi i çatisë, riparimi i dyshemesë, ndërrimi i dritareve dhe dyerve etj.