Lajme

Fushatë donacionesh në Strumicë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, më 03 dhjetor 2022, Qendra për Hulumtime dhe Analiza NOVUS në bashkëpunim me Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara fizike MOBILNOST Strumicë, Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara intelektuale PORAKA, еtno restorantin “Kaj Viktor”, Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – organizata e komunës së Strumicës, artistja Roza Mojsovska dhe individë të tjerë, organizuan fushatë donacionesh për personat me nevoja të veçanta në Strumicë ku prezantuan punimet e tyre artizanale.

Aktiviteti u realizua në tri faza – Punëtori artizanale, Ekspozitë dhe Aksion humanitar me kuti donacionesh për mbledhje të kontributeve. Në fillim  para audiencës u  prezantua PIK dhe platforma digjitale me veglën “crowdfunding”. Në aktivitet gjithashtu u prezantua edhe projekt iniciativa për rajonin e Strumicës e titulluar “Të gjithë jemi njësoj, të gjithë meritojmë gëzim” me apel për përkrahje të saj me anë të vendosjes së kontributeve financiare në formë elektronike në www.cip.mk.

Aktivitetin e vizituan mbi Mbi 200 qytetarë nga Strumica. Pesë nëna vetë-ushqyese të papuna që prodhojnë produkte artizanale shfaqën interes për mënyrat si Platforma mund të mbështesë punën e tyre. Në këtë fushatë donacionesh u mblodhën gjithsej 20.000 denarë. Kontributet e mbledhura iu ndanë organizatave pjesëmarrëse të personave me aftësi të kufizuara. Aktiviteti u përmbyll me recital poetik të interpretuar nga qytetarë me aftësi të kufizuaranga organizatat pjesëmarrëse që nxiti emocione të thella tek publiku.