Lajme

Multikultura: Ndërtimi i klasave për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Në vitin 2019 Multikultura e realizoi projektin “Ndërtimi i paraleleve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Shkollën fillore “Liria”, Tetovë.

Në bashkëpunim me Ecolog International, Ambasadën Gjermane në Shkup dhe Komunën e Tetovës, në shkollën fillore “Liria” është ndërtuar objekt i ri për paralele me nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Objekti ka dy klasa, një punëtori krijuese dhe një zyrë pritjeje.

Buxheti i përgjithshëm i nevojshëm për realizimin e kësaj iniciative është 373.010,00 denarë.