Lajme

Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me Komunën e Dibrës

Më 13 dhjetor 2021, në restorantin Venec, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit-Dibër nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Komunën e Dibrës, përfaqësuar nga kryetari Hekuran Duka.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi e pasqyron vullnetin dhe gatishmërinë e të dyja palëve për bashkëpunim dhe realizim e përbashkët të aktiviteteve në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet – CIP”.

Realizues të projektit janë: Fondacioni Albiz, në partneritet me Shoqatën Multikultura nga Tetova, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit nga Dibra dhe Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS nga Strumica. Periudha e zbatimit të projektit është nga janari 2021 deri në prill 2024, projekti financohet nga Bashkimi Evropian.