ID | Name | Amount | |
---|---|---|---|
19132 | Nikola Cacanoski | nikola.cacanoski@gdi.net |
Kampi veror “Gëzimi i parë”
Dhjetë fëmijë me nevoja të veçanta do të marrin pjesë në kampin veror pesë-ditor “Gëzimi i parë” me qëllim të përfshirjes dhe socializimit me bashkëmoshatarët e tyre jashtë shkollës. Në këtë iniciativë do të përfshihen nxënës të shkollës fillore të qendrës rajonale “Idnina” të cilët asnjëherë më parë nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në aktivitete interaktive jashtëshkollore me bashkëmoshatarët e tyre. Grup-mosha e targetuar është nga 7 deri në 18 vjeç për fëmijët të cilët mund të udhëtojnë pa prindër dhe të qëndrojnë jashtë familjes në mënyrë të pavarur.
Shumica prej tyre asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të dalin jashtë qytetit të Shkupit dhe nuk kanë ndonjë përvojë pushimi familjar apo çfarëdo lloj tjetër. Prandaj gjatë qëndrimit në kamp do të organizohen aktivitete të ndryshme me karakter edukativo-arsimor si dhe aktivitete që kontribuojnë në përmirësimin e komunikimit, sjelljes sociale dhe orientimin e drejtë të rezonimit të fëmijëve për situata të caktuara me të cilat mund të ballafaqohen gjatë jetës.
Në shkollën Idnina mësojnë nxënës me nevoja të veçanta, fëmijë me autizëm, me sindromën Down, me aftësi të kufizuara të lehta intelektuale dhe me aftësi të kufizuara të kombinuara zhvillimore. Përfshirja e tyre në kampin veror do të kontribuojë në përvetësimin dhe ndërtimin e aftësive të reja për jetë të pavarur të nxënësve dhe gjithashtu do të pasurojë aftësitë e tyre sociale. Kjo do të arrihet duke mësuar shkathtësi të reja, duke i promovuar si persona me të drejta të barabarta në shoqëri, duke u familjarizuar me kërkesat, sjelljet sociale dhe mënyrat e të shprehurit, gjë që është bazë për zhvillimin e ndjenjës së të qenit anëtarë i dobishëm i shoqërisë tek këta individë. Më pas do të zhvillohet një program kompleks dhe plotësues për realizimin e kampit veror përmes të cilit do të zhvillohen shkathtësitë sociale, sportive dhe kreative të fëmijëve me nevoja të veçanta në një mjedis të ndryshëm, jashtë shkollës dhe shtëpisë (lojëra logjike – stimuluese, lojëra në ujë, lojëra në rërë, not, aktivitete për zhvillim motorik (butë, ashpër, faciale – orale), piknik, lojëra kreative, eko patrullë e përditshme, etj.
Me buxhet prej 408.000,00 MKD do të mundësohet socializim i grupeve të margjinalizuara dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre, promovim i parimit të pjesëmarrjes së barabartë i të gjithëve në shoqëri, përfitim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit dhe familjet e tyre dhe identifikim i mundësive për zhvillim të mëtutjeshëm.
Nga anketat e realizuara me autoritetet e shkollave është vërtetuar se deri më tani nxënësit nuk kanë marrë pjesë në ndonjë kamp veror me bashkëmoshatarët e tyre. Nisma e Ministrisë së punës dhe politikës sociale e vitit 2022, sipas raportit të fundit, në grupin e parë kishte përfshirë 95 persona (gjithsej 58 përfitues dhe 37 shoqërues), ndërsa me iniciativën e Mladi MK për shkollat e mesme janë përfshirë gjithsej 15 të rinj. Të gjithë fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në aktivitete të këtilla. Gjithashtu, një iniciativë të ngjashme zbaton edhe Qyteti i Shkupit i cili në programin e tij të punës ofron transport publik falas për personat me nevoja të veçanta.
Aktualisht përgjegjësia sociale në vendin tonë realizohet vetëm në bazë të konceptit vullnetar dhe mbështetet kryesisht nga kompani private që vendosin vullnetarisht të bëjnë diçka më shumë nga ajo që përcaktohet me ligji. Shembull i kompanive që kanë mundësuar aktivitete të këtilla është Makprogress Vinica e cila në periudhën prej 10 deri më 14 qershor 2017, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RMV-së, në kuadër të projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta” u mundësoi 13 fëmijëve dhe të rinjve nga Vinica, Kumanova dhe Shtipi të vendosen në Qendra ditore. Aktiviteti u realizua në Solferino në Strugë. Gjithashtu edhe grupi i Facebook-ut “Akomodim falas Maqedoni” ka mundësuar pushime për 37 familje që kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Fëmijët me aftësi të kufizuara kaluan pushimet verore në resortin për fëmijë “Radosti” në Ohër në kuadër të kampit veror të realizuar dhe financuar nga Komuna e Butelit në bashkëpunim me Shoqatën për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të Maqedonisë.
-
Not Set
Funding Goal -
0 ден
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Goal
Campaign End Method