Lajme

Punëtori për ngritjen e kapaciteteve

Më 20.07.2022, në kuadër të aktivitetit Mentorimi i organizatave të shoqërisë civile, si pjesë e Projektit Platforma për Investime në komunitetin, Fondacioni Albiz në bashkëpunim me partnerët e projektit Multikultura, CSCD dhe NOVUS organizoi punëtori ONLINE me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për ndërtimin e  iniciativave ndër-sektoriale që synojnë zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve.

Në punëtori morën pjesë 20 përfaqësues nga disa organizata të shoqërisë civile nga Shkupi, Tetova, Dibra dhe Strumica, rajone në të cilat realizohet projekti. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me Platformën për Investime në Komunitet si mjet për ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve lokale për grumbullimin e fondeve përmes iniciativave të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile dhe iniciativave publike-private.