Qëllimi kryesor i projektit “Platforma për investime në komunitet” (CIP) është avancimi i kapacitetit të organizatave qytetare lokale për të ndërtuar iniciativa ndërsektoriale, që kanë për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve.
Qëllimi specifik i projektit është fuqizimi i kapaciteteve për grumbullimin e mjeteve të komuniteteve lokale përmes iniciativave të udhëhequra nga organizatat qytetare dhe iniciativat publike-private.
Projekti do të zbatohet në Shkup, Tetovë, Dibër dhe Strumicë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kohëzgjatja e projektit është nga janari 2021 deri në prill 2024.
AKTIVITETET E PROJEKTIT
1.1 Organizimi i eventeve për sensibilizimin e iniciativave të OQ-bizneseve në nivel kombëtar
1.2 Dizajnimi dhe lancimi i një platforme digjitale për investime në komunitet (ueb dhe celular)
1.3 Krijimi i një sistemi të menaxhimit të të dhënave në kuadër të platformës së OQ-sektorit të biznesit
1.4 Organizimi i takimeve të Platformës për investime në komunitet
2.1 Anketa dhe hartimi i bashkëpunimit të komunitetit në vend
2.2 Identifikimi i iniciativave lokale ndërsektoriale për një jetë më të mirë në komunitet
2.3 Prezantimi i iniciativave vendore ndërsektoriale për një jetë më të mirë në komunitet
3.1 Zhvillimi i platformës dhe HUB për investime në komunitet
3.2 Organizimi i mentorimit për OQ që punojnë me biznese dhe subjekte publike
3.3 Trajnimi i OQ për aftësitë për media digjitale
4.1 Nënshkrimi i Memorandumeve të mirëkuptimit me subjektet publike për zgjerimin e sektorit të Platformës
4.2 Organizimi i forumeve në komunitet me organizatat qytetare, sektorin e biznesit dhe publik
4.3 Organizimi i fushatës mediatike kombëtare për grumbullimin e fondeve dhe iniciativa të komunitetit
REZULTATET
Rezultati 1. Platforma e zgjeruar e biznesit dhe publike të OQ, e udhëhequr nga OQ
Rezultati 2. Sfidat dhe mundësitë e identifikuara për zhvillimin e komunitetit lokal përmes një qasjeje të përbashkët mes komuniteteve
Rezultati 3. Kapaciteti i zhvilluar i OQ për të gjeneruar dhe udhëhequr zgjidhje për zhvillimin e komunitetit me biznesin dhe sektorin publik
Rezultati 4. Lancimi i iniciativave publiko-private për zhvillimin e komunitetit