Lajme

Takim me anëtarët e Bordit drejtues

Më 6 tetor 2021, е mërkurë, me fillim nga ora 11:00, në Shkup u mbajt takimi i parë me anëtarët e Bordit drejtues në kuadër të projektit Platforma për investime në komunitet.

Në këtë takim u prezantua projekti, aktivitetet e projektit – të realizuara dhe në ata në proces. Gjithashtu shumë kohë iu kushtua rolit të Bordit Drejtues në kuadër të këtij projekti.

Takimi ishte mjaft produktiv dhe u shkëmbyen përvoja të ndryshme. Përfaqësues të sektorit të biznesit ishin nga Dauti-Transportshped, Dauti Komerc dhe Lokalis Trade.

Këto biznese ndanë me krenari me ne se si punojnë me sektorin civil dhe publik dhe gatishmërinë e tyre për të përmirësuar jetën në shoqërinë tonë.