Lajme

Takim me anëtarët e Bordit Koordinues

Më 16 shkurt 2022 (e mërkurë), në Shkup u mbajt takim me anëtarët e Bordit Koordinues, në kuadër të projektit të Platforma për Investime në Komunitet.


Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues nga sektori publik, Komuna e Dibrës dhe Komuna e Tetovës, përfaqësues nga sektori i biznesit, Dauti-Transportshped, Dauti Komerc dhe Lokalis Trejd, si dhe përfaqësues nga sektori civil, Fondacioni Albiz.


Krahas temave të përbashkëta të aktiviteteve dhe zbatimit të projektit, vëmendje iu kushtua edhe programit p;r sibgrantime që do të publikohet së shpejti. Kjo thirrje është pjesë e Platformës për Investime në Komunitet dhe i jep mundësi sektorit civil të aplikojë për mbështetje financiare për ndonjë iniciativë me fokus tek gratë dhe të rinjtë.


Të gjithë ranë dakord se ne duhet të punojmë dhe të mbështesim iniciativat që do të rrisin ndërgjegjësimin e të rinjve se praktikat nuk janë humbje kohe, por praktikat e suksesshme janë bileta për punësimin e ardhshëm brenda një kompanie ose në ndonjë vend pune tjetër. CIP do të fokusohet në iniciativat e sektorit civil që do të mbështesin sipërmarrjen e grave.


Qëndroni të sintonizuar, aktivitete të mrekullueshme po vijnë!