Lajme

Takim me anëtarët e platformës nga Shkupi

Më 10 nëntor 2021, e mërkurë, me fillim nga ora 11:00, në hotelin DoubleTree by Hilton, Shkup, u mbajt takimi i parë me anëtarët e Platformës për investime në komunitet nga Shkupi.

Gjatë takimit u prezantua Platforma për investime në komunitet, ku anëtarët e platformës patën mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë përvojat dhe mendimet e tyre për bashkëpunimin ndërsektorial, nevojën për iniciativa sociale dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Pas një diskutimi të shkurtër, menaxherja e projektit ndau 3 iniciativa nga 3 komuna të ndryshme apo storje suksesi që u realizuan me bashkëpunim të suksesshëm të sektorit civil, afarist dhe publik.

Duhet të përmendim se të gjithë të pranishmit përmendën filantropinë dhe përgjegjësinë sociale. Anëtarët e platformës theksuan rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së jetës në komunitetin tonë. Sektori joqeveritar beson se së bashku me sektorin e biznesit dhe atë publik kanë përgjegjësi të kujdesen për fëmijët, të moshuarit dhe grupet e margjinalizuara dhe t’ua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të mirë.