Takim me grant-marrësit ADEC dhe CED nga Tetova
Si pjesë e aktiviteteve për monitorim dhe vlerësim të projekteve nga faza e parë e sub-grantimit në kuadër të Platformës për investime në komunitet, në dy takime të ndara me përfaqësuesit e ADEC dhe CED, në Tetovë dhe në Tearcë u diskutua për ecurinë e aktiviteteve në fazën përfundimtare të implementimit, bashkëfinancimin, si dhe raportin përfundimtar. Takime të ngjashme do të mbahen edhe me grant-marrësit e tjerë nga Shkupi, Dibra dhe Strumica.