Lajme

Takim me sektorin civil në Shkup

Më 9 qershor 2021, me fillim në ora 10:30, në h. Hilton, Shkup, u realizua takimi i parë me sektorin e shoqërisë civile nga Shkupi.

Në këtë takim u prezantua projekti dhe aktivitetet e projektit. Gjithashtu u diskutua në detaje për krijimin e platformës, funksionalitetin dhe përgjegjësinë e anëtarëve të platformës.

Përfaqësuesit e sektorit të shoqërisë civile shfaqën interes të madh për pjesëmarrje në platformën digjitale dhe gatishmëri për të kontribuar në përmirësimin e jetës së komunitetit tonë.