Lajme

Takimi ndërsektorial në Shkup

Sot, më 25 nëntor 2021, në hotel Double Tree by Hilton u mbajt takimi ndërsektorial në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”. Në këtë takim u prezantuan gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit për investime në komunitet”, gjithashtu u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira nga bashkëpunimi i sektorit civil, biznesit dhe sektorit publik në Shkup dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre sektorëve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”, projekt i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Albiz në partneritet me Multikukturën, Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit dhe Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS.