Thirrje e dytë për sub-grantim
Më 28 shkurt 2023 do të shpallet Thirrja e dytë për ndarjen e granteve për organizatat e shoqërisë civile. Përparësi do t’u jepet OJQ-ve që veprojnë në sferën e përfshirjes së të rinjve dhe grave në procesin e vendimmarrjes, ose aktivitetet e të cilave ndikojnë në përmirësimin e statusit të tyre socio-ekonomik në komunitet.