Lajme, Lajme

Tortijada 2023

Mbështetni manifestimin tradicional të Mobillnost – TORTIJADA!

Tortijada është manifestim tradicional i Mobillnost Strumica i cili realizohet prej 23 vitesh, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të personave me aftësi të kufizuara ku ata socializohen dhe tregojnë aftësitë e tyre në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Për realizimin e këtij evenimenti, nevojiten mjete financiare për bujtje për anëtarët tanë nga qytetet e tjera që regjistrohen për pjesëmarrje, si dhe mjete financiare për ushqim dhe pije për të gjithë pjesëmarrësit e evenimentit. Sipas mundësive, gjithashtu duam të ndajmë dhurata modeste për tre krijimet më të mira, për të rritur motivimin për pjesëmarrje në eveniment.

Puna afatgjatë në terren me personat me aftësi të kufizuara gjithnjë e më shumë na bind se ka nevojë për evenimente të tilla, ku personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe t’i prezantojnë para publikut.

Me synimin për një jetë më cilësore për personat me aftësi të kufizuara,

Dhuroni në https://cip.mk/sq/?post_type=product&p=19640 që kjo ide të bëhet realitet.