Lajme

Trajnimi i dytë “Shkathtësi për media digjitale”

Jemi sërish në shoqërinë e përfaqësuesve të rinj të organizatave të shoqërisë civile CED, ECO Action, ILPP, ADEC, Psychalb dhe organizatës sonë partnere Multikultura në Tetovë. Në punëtorinë interaktive të realizuar me ndihmën e ekspertit të mediave digjitale dhe PR, Predrag Nikolovski, mësojmë veglat dhe platformat digjitale më të dobishme për sektorin civil.