Lajme

Vazhdojmë me ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile

Sot në hapësirat e Fondacionit Albiz në Saraj u realizua punëtori për ndritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në të cilën morën pjesë pesë organizata nga Shkupi edhe atë: Horizon Civitas, Flagelum, Zip Institut, Divanhana dhe Forumi rinor islam. Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit patën mundësinë të krijojnë një ide projekti e cila në të ardhmen do të zhvillohet në projekt propozim dhe do të publikohet në Platformën për investime në komunitet si mjet për grumbullimin e mjeteve financiare me qëllim që të mundësohet mbështetje financiare për zbatimin tij.