Lajme

Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil, afarist dhe publik nga Dibra

Më 03.12.2021 në Hotel Venec në Dibër u mbajt tryeza e rrumbullakët me bizneset, shoqatat dhe institucione lokale nga Dibra.

Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kompanive Knauf dhe Slice të cilët i prezantuan politikat e tyre investuese në komunitet dhe përmendën disa shembuj të investimit dhe dhurimit në aktivitete kulturore, sportive, humanitare, aksione mjedisore etj.

Banjat e Dibrës – Capa i prezantuan gjithashtu skemat dhe donacionet e tyre për investime në komunitet, mbështetjen për aktivitetet kulturore, sportive, humanitare, skemat e bursave për studentët dhe planet për hapjen e një shkolle speciale për fëmijë.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për të kontribuar në realizimin e këtij projekti duke evidentuar nevojat dhe problemet, duke vendosur prioritete dhe duke ndërmarrë hapa konkretë për adresimin e këtyre problemeve dhe nevojave të komunitetit. Partnerë të kësaj platforme do të jenë komuna dhe këshilli komunal.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”, projekt i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Albiz në partneritet me Multikulturën, Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit dhe Qendrën për hulumtime dhe analiza NOVUS.