Promovimi i Platformës digjitale dhe firmosja e nën-granteve
Më 30 qershor 2022, në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet(CIP)”, u bë promovimi i Platformës digjitale dhe ndarja e shtatë nën-granteve për organizata të sektorit civil . Organizatat joqeveritare që përfituan nga Fondacioni Albiz në fazën e parë të nën-grantimit janë: FLAGELUM, HORIZON CIVITAS, dhe ZIP INSTITUTE nga Shkupi, ADEC & PSYCHALB dhe CED nga Tetova, SYNAPSIS WORLD nga Dibra dhe VK AKTIV nga Strumica.
Shpresojmë në një bashkëpunim të suksesshëm në procesin e implementimit.
Fondacioni Albiz fton të gjitha organizatat tjera të sektorit civil që në fazën e parë nuk fituan sub-grant të aplikojnë në thirrjen e radhës për ndarje të sub-granteve në fazë të dytë që do të shpallet në dhjetor 2022 ose janar 2023.