Lajme, Lajme

“Përfshihu: Dita e Informacionit të Hapur për Platformën e Investimeve në Komunitet”

Vullnetarët e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza NOVUS organizuan një ditë informative të hapur për projektin Platforma për Investime në Komunitet (CIP), ku të rinjve nga rajoni ynë ju dha mundësia të mësojnë më shumë rreth nismave aktive dhe se si mund t’i paraqesin ato vetë në platformën e e-crowdfunding.

Kjo platformë u mundëson të rinjve të rajonit tonë të prezantojnë projektin e tyre kreativ dhe të grumbullojnë mjete financiare të nevojshme për realizimin e tij.

Me ndihmën e CIP, komuniteti ynë mund të angazhohet në procesin e dhurimit dhe financimit të projekteve dhe iniciativave që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe zhvillimin e rajonit.

Qëndroni të informuar dhe inkuadrohuni! Edukimi dhe shkëmbimi i ideve janë kyçe për komunitetin tonë.