Lajme

Promovimi i Platformës digjitale dhe firmosja e nën-granteve

Më 30 qershor 2022, në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet(CIP)”, u bë promovimi i Platformës digjitale dhe ndarja e shtatë nën-granteve për organizata të sektorit civil . Organizatat joqeveritare që përfituan nga Fondacioni Albiz në fazën e parë të nën-grantimit  janë: FLAGELUM, HORIZON CIVITAS, dhe ZIP INSTITUTE nga Shkupi,  ADEC & PSYCHALB dhe CED nga Tetova,  SYNAPSIS WORLD nga Dibra dhe VK AKTIV nga Strumica.

Shpresojmë në një bashkëpunim të suksesshëm në procesin e implementimit.

Fondacioni Albiz fton të gjitha organizatat tjera të sektorit civil që në fazën e parë nuk fituan sub-grant të aplikojnë në thirrjen e radhës për ndarje të sub-granteve në fazë të dytë që do të shpallet në dhjetor 2022 ose janar 2023.