Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me Qendrën për biznes dhe inovacion
Më 15 dhjetor 2021, Multukultura e nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim me Qendrën për biznes dhe inovacion – kompani e themeluar nga UEJL me seli në Tetovë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi e pasqyron vullnetin dhe gatishmërinë e të dyja palëve për bashkëpunim dhe realizimin e përbashkët të aktiviteteve në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet – CIP”. Shpresojmë që ky bashkëpunim të jetë vetëm fillimi i veprimit të përbashkët dhe nismave për investime në komunitet.
Periudha e zbatimit të projektit është nga janari 2021 deri në prill 2024, ndërsa projekti financohet nga Bashkimi Evropian.