Raporti i Bashkëpunimit – PIZ 2021
Qëllimi parësor i këtij hulumtimi është përcaktimi i bashkëpunimit të banorëve me njësitë e vetëqeverisjes vendore, me fokus përfshirjen e banorëve në aktivitetet e ndërmarra nga aktorët lokalë për plotësimin e nevojave të interesit publik, koordinimin e grupeve të interesit lokal dhe bashkëpunimin me institucionet publike.
Hulumtimi i bashkëpunimit në komunitete u krye përmes mbledhjes dhe analizës së të dhënave kualitative me qëllim marrjen e informacionit mbi perceptimet e banorëve për bashkëpunimin në komunitete, si dhe metodat kuantitative të mbledhjes së të dhënave për të marrë informacion statistikor dhe një pamje më të plotë për gjendjen aktuale të bashkëpunimit ndërsektorial.
Rajonet e synuara – Dibër, Strumicë, Shkup dhe Tetovë.