Lajme

Takim me partnerët e projektit

Më 21 shtator 2021 në ambientet e Fondacionit Albiz në Shkup u mbajt takim me partnerët e projektit nga Tetova, Strumica dhe Dibra.

Në këtë takim, menaxherja e re e projektit Nazlije Iseni Kurtishi prezantoi kornizën kohore të detajuar për aktivitetet e ardhshme të projektit dhe buxhetin. Fondacioni Albiz dhe partnerët tanë treguan shumë interes dhe vëmendje për realizimin me sukses të aktiviteteve të mëposhtme.

Temat kryesore ishin: ecuria e hulumtimit për bashkëpunimin ndërsektorial, krijimi i platformës digjitale dhe nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me institucionet publike.