Lajme

Trajnimi i tretë “Shkathtësi për media digjitale”

Bashkërisht me partnerët tanë CSCD po realizojmë trajnimin e tretë në kuadër të aktivitetit “Shkathtësi për media digjitale” në Dibër. Përfaqësues nga Synapsis World, JOUDG BRESHIA, Be active, KK Dibra, Shsp Dibra dhe Graphic design ndjekin ligjërimin e ekspertit për media digjitale dhe marrëdhënie me publikun, Predrag Nikolovski. Përfaqësuesit e sektorit civil mësojnë për veglat digjitale më praktike ZOOM, ASANA, CANVA dhe MENTIMETER, si dhe platformat sociale gjerësisht të përdorura Facebook, Instagram, Twitter dhe Linkedin si më të dobishmet për nevojat e organizatave të tyre.